“Nëse nuk çelen negociatat në qershor, do ‘ndahemi’ nga Maqedonia e Veriut”

“S’mund të kemi luftë në Europë dhe Europa të përdorë mundësitë e saj të stabilizojë Ballkanin Perëndimor.”- kështu u shpreh gjatë konferencës në Tiranë, komisioneri Oliver Varhelyi ndërsa u shpreh optimist për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda Presidencën franceze të BE.

Ndër të tjera Varhelyi u shpreh se siguria e BE po kompromentohet.

Lidhur me pushtimin rus në Ukrainë, Varhelyi falenderoi Shqipërinë për mbështetjen.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se nëse negociatat me BE nuk do të hapen në qershor Shqipëria do të kërkojë ta ndahet në këtë proces nga Maqedonia e Veriut.

*Tibo News.