Nëse dëshironi të bëheni vegjetarian, ndiqni këto këshilla

Gjithënjë e më tepër shumë njerëz po vendosin që të ndryshojnë stilin e të ushqyerit. Megjithatë, ka diçka që duhet t’i kushtoni vëmendje nëse dëshironi të bëheni vegjetarian apo vegan. Së pari, zgjidhja nuk është të ndaloni menjëherë të ngrënit e mishit dhe produkteve të qumështit. Ekspozimi i papritur i trupit tuaj ndaj kushteve të privimit të substancave që ka pranuar deri më tani, së shpejti do t’ju bëjë të braktisni përpjekjet, madje mund t’ju shkaktojë probleme shëndetësore.

Prandaj, idealja është që gradualisht të filloni të kufizoni ushqimet me origjinë shtazore nga dieta juaj. Kuptohet gjithashtu se duhet të jeni mirë të informuar për të mbajtur një dietë të ekuilibruar. Sigurisht, është gjithmonë mirë që këto veprime të bëhen nën mbikëqyrjen e një mjeku apo dietologu.