
Nëntori solli rënie të shitjeve me pakicë në SHBA
Shitjet me pakicë pësuan një rënie të ndjeshme në SHBA përgjatë muajit nëntor duke shënuar kështu rënien më të madhe në 11 muaj.
Rritja e kostove të jetesës, inflacioni dhe frika ndaj një recesioni në ekonomi kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në zgjedhjet e konsumatorëve.
Raporti nga Departamenti Amerikan i Tregtisë vjen pasi shitjet me pakicë pësuar një rritje përgjatë muajit tetor ndërsa nëntori solli një rënie me 0.6%.
Ndër sektorët e prekur nga rënia e shitjeve ishte tregu i automjeteve , elektronikës, mobilieve dhe mallrave sportiv duke përshirë këtu edhe dyqanet e librave.
Të vetmit që panë përmirësim të situatës për sa i përket shitjeve me pakicë ishin restorantet dhe baret me një rritje prej 0.9%.
Gjithashtu tregu i punësimit në Amerikë është ngushtuar si pasojë e krizës por efekti pozitiv që solli muaji nëntor ishte rënia e aplikimeve nga qytetarët që kërkonin të përfitonin fonde si të papunë.
Kryetari i Rezervës Federale theksoi se tregu po mban pagat e punonjësve të larta pavarësisht se nuk po shtohen vendet e reja të punës.
Bankat në Amerikë rritën normat e tyre të interesit me 0.5% në një përpjekje të vazhdueshme për uljen e informacionit.
*TiboNews