Nëntori solli rënie të inflacionit në Britani

Ekonomia Britanike po sheh më në fund një përmirësim pasi të dhënat e fundit kanë treguar rënie të inflacionit.

Britania arriti nivelin më të lartë të inflacionit në 11.1% që nuk ishte parë në 41 vitet e fundit.

Të dhënat aktuale tregojnë se inflacioni përgjatë muajit nëntor ishte 10.7% duke shënuar kështu një rënie me 0.4%.

Britania i bashkohet SHBA-së dhe zonës euro duke parë një rënie të inflacionit më shumë se sa pritej përgjatë muajit nëntor.

Ekspertë të ekonomisë shprehen se rritja e çmimeve tani më mund të ketë prekur kulmin.

Shifrat ofrojnë gjithashtu një lehtësim për Bankën e Anglisë teksa kjo e fundit bëhet gati që të rrisë sërish normat e interesit.

Përgjatë 12 muajve të fundit normat e interesit në Britani janë rritur me 2% por pritet që brenda këtij viti rritja e normave të interesit të arrijë në 3.5%.

 Banka e Anglisë paralajmëroi muajin  e kaluar se vendi po shkonte drejt një recesioni të gjatë.

Sipas ekspertëve nuk pritet që inflacioni të bjerë në nivelet e synuara deri në fillim të vitit 2024.