
Nënës së Beyonce i grabisin shtëpinë, çfarë kanë marrë?
Nënës së Beyonce-s thuhet se i janë vjedhur bizhuteri dhe para në vlerë prej më shumë se 1 milion dollarësh pasi hajdutët hynë në shtëpinë e saj në Los Anxhelos.
Tina Knowles, 69 vjeçe thuhet se ishte jashtë qytetit kur hajdutët hynë në shtëpinë e saj në Hollywood në orën 10:30 të mëngjesit të 5 korrikut.
Hajdutët u larguan të mbushur me sendet e saj me vlerë, sipas TMZ.
Në momentin e grabitjes nuk kishte njeri në shtëpi.
Por grabitja u zbulua atë mëngjes pasi dikush afër Knowles u ndal pranë shtëpisë për të gjetur kasafortën e humbur.
Mbetet e paqartë se si ata fituan akses në pronë.
Policia thuhet se po pyet fqinjët e Knowles nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me vjedhjen dhe po shqyrtojnë pamjet e sigurisë.
Sipas TMZ, deri më tani nuk ka të dhëna për këtë rast.
Shtëpia e Tina Knowles u bë e famshme në prill pasi një burrë hodhi gurë në kutinë e saj postare.
Ajo nuk ngriti akuza për atë incident.
Më pas, në maj, Tina Knowles i mbijetoi një incidenti me rrezik pasi u tërhoq nga turma në një nga koncertet e vajzës së saj në Belgjikë.