Në tiranë kampionati evropian i bodybuilding, Meksi: Një nga garat që e nderon Tiranën në jubile

Në datat 15-16 prill 2023, në kuadër të “Tirana, European City of Sports 2023” u zhvillua Kampionati Europian i Bodybuilding dhe Fitness në Tiranë. Qindra sportistet më të mirë të Europës dhe më gjerë morën pjesë në këtë aktivitet, i cili ndodh për herë të parë në vendin tonë, organizuar nga Federata Botërore e Bodybuilding dhe Fitness. Personalitetet me të larta sportive botërore dhe mediat më të rëndësishme sportive pushtuan Pallatin e Kongreseve. Diplomati dhe kampioni absolut Marin Meksi flet për rëndësinë e organizimit të këtij eventi ne Shqipëri.

Kampionati Europian i Bodybuilding & Fitness është organizimi më i madh sportist që vjen në vendin tonë dhe në rajon. Në këtë kompeticion ishte prezent edhe vetë Presidenti i Federatës Botërore të Bodybuilding & Fitness, Dr.Rafael Santonja, i cili është një nga personalitetet më të mëdhenj të gjithë botës sportive.

Gjithashtu në këto data u organizua Kampionati Ndërkombëtar i Powerlifting dhe Kampionati Ndërkombëtar i Armwrestling. Gjithashtu u organizua dhe Panairi Ndërkombetar i Fitness-it ku ekspozuan produktet e tyre sportive, firmat me prestigjioze ndërkombëtare.