
“Në të ardhmen, inteligjenca artificiale do të përdoret për të marrë jetën e njerëzve…”
Një prej drejtuesve të mëdhenj të mëparshëm të Google ka njoftuar së fundmi se inteligjenca artificiale do të shfrytëzohet për të vrarw njerëz në të ardhmen. Eric Schmidt, i cili ka kryer detyrën e CEO të këtij gjiganti të kërkimit për dy dekada, deklaroi në një konferencë të fundit se ai beson se AI paraqet një rrezik ekzistencial për njerëzimin, duke theksuar se shumë njerëz do të dëmtohen ose do të humbin jetën.
Schmidt, veçanërisht, u përqendrua në aftësitë e rritura të AI për të identifikuar të metat e softuerëve për hakerët dhe në shfrytëzimin e pashmangshëm të teknologjisë për metoda të reja biologjike, të cilat mund të çojnë në krijimin e bioarmëve të reja të tmerrshme. Eric shprehu mendimin e tij para Samitit të Këshillit të CEO-ve të Wall Street Journal në Londër:
Ka skenarë që, jo vetëm tani por shumë shpejt, këto sisteme do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë dobësitë kibernetike që prekin aspektet më kritike të sigurisë, si përdorimi i zero-ditës, ose të zbulojnë lloje të reja të armëve biologjike.
Të ashtuquajturat “zero-ditës” janë mangësi të sigurisë në kodin e softuerëve, që mund të gjenden në çdo gjë, nga llogaritjet personale deri te sistemet bankare dixhitale dhe infrastruktura e re e zbuluar, dhe këto nuk janë akoma rregulluar nga ekipet e sigurisë kibernetike, duke u bërë mjetet e çmuara në arsenalet e hakerëve. Eric vazhdoi duke thënë:
“Duhet të jemi gati për të siguruar që këto gjëra të mos përdoren në mënyrë të keqe nga individët e këqinj.”