
Në SPAK për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, reagon Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të pyetet sërish nga SPAK në lidhje me hetimin për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Ilir Beqaj do të pyetet në lidhje me udhëtimet që ka kryer drejt Vienës dhe Italisë i shoqëruar nga ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili e fitoi koncesionin.
Rrjepaj dhe Rrapaj janë të arrestuar tashmë.
Përveç Ilir Beqajt, në SPAK do të pyeten edhe 4 ish-zyrtarë të tjerë. Marrja e tyre në pyetje ka qenë sugjerim i GJKKO në lidhje me hetimet për koncesionin.
Ndërkaq, llir Beqaj ka reaguar në rrjetet sociale ku shkruan: