“Në Shqipëri po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri”!

Gjatë një takimi në Patos, pas atij të Roskovecit me simpatizantë të tij, Lulzim Basha nuk kurseu sulmet duke iu referuar situatës aktuale politike dhe përplasjeve brenda Partisë Demokratike.

Basha tha se këtë situatë e lexon si një shenjë paniku që sipas tij ka kapur  kundërshtarët brenda ‘familjes’ së tij politike.

Basha foli për projekte politike konkrete dhe tha se Reforma Zgjedhore si dhe mbështetja ndaj organeve të SPAK janë dy prioritetet kryesore të partisë që ai pretendon se drejton me ligj.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

“Në Shqipëri po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri! PD përbën një kërcënim të madh për këtë sistem. Ndaj furia e sulmeve që kemi përjetuar në dy vitet e fundit, që sinkronizon edhe në fjalorin që përdorin, aq sa po t’i ndryshosh zërin e të mbyllësh sytë thua që janë i njëjti person, por janë të ndryshëm që përdorin të njëjtin fjalor, kjo furi vazhdon dhe do thellohet. Mos e merrni si diçka për t’u ligështuar, por si fletë lavdërimi, si shenjë e panikut që i ka kapur”.