Në Shqipëri janë mbi 12 mijë të paarsimuar

Mbi 12,655 persona në Shqipëri rezultojnë të paarsimuar në asnjë nivel apo cikël shkollor. Këtë e ka zbuluar Censi i Popullsisë dhe Banesave për vitin 2023.

Përkthyer në gjini, gratë dhe vajzat zënë numrin më të lartë të kësaj shifre sa i përket mungesës së arsimimit.

Konkretisht janë 7,585 femra që nuk kanë ndjekur shkollën asnjë ditë të vetme kundrejt 5,070 meshkujve.

Ndërkaq, Instituti i Statistikave bën të ditur në të dhënat e fundit të Censit se në total 871,110 persona kanë kryer arsimin fillor apo 9-vjeçar në vendin tonë.

Prej të cilëve janë 468,866 femra të cilat kanë kryer këto cikle të arsimit, ndërsa meshkujt janë më pak, përkatësisht 402,244 individë.