Në mbrojtje të demokracisë, Brazili përfshihet nga një tjetër protestë

Dhjetëra mijëra persona në Brazil dolën në rrugë për të protestuar pro-demokracisë, në një kundërpërgjigje ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro.Në qytetin më të madh të vendit, Sao Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg.

Rreth 1500 persona janë arrestuar gjatë trazirave të së dielës që tronditën vendin, por dhe mbarë komunitetin ndërkombëtare.

Trazirat erdhën një javë pasi presidenti Luiz Inacio Lula da Silva u betua dhe mori detyre pas zgjedhjeve të tetorit që ndanë Brazilin.