
“Ne humbësat dhe babadumsat”
Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka reaguar në rrjetet sociale për humbjen e thellë të PD-së në këto zgjedhje lokale. E ftohtë në gjykim, ajo u drejtohen përgjegjësve që të japin dorëheqjen. Bashkëngjitur me statusin, ajo publikon edhe hartën e ngjyrosur lejla ( ngjyra theme e PS-së), e cila bazohet në rezultatet e zgjedhjeve, që pritet të zyrtarizohen në orën 22:00.
Statusi i plotë:
E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.
Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam.
Pjesë e humbjes sonë janë edhe showman-ët dhe analistët e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet, bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi.
Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=619792476869286&set=a.226070546241483&type=3&eid=ARDW07-7wnkf4oWgbawMio5NAdcxemuUkcm13BReE8n7lsMfRhJzIorrjvk7L_Rdl41tg3aoS2OkDVj7&__xts__%5B0%5D=68.ARDIjTIL_meDcQTh3RpIO8SrCZagbSuuihCAP6PChYfxnNGM2lol-x3Q77NIywdX1zFXgA–SJ-Sw_SfMfb4jt3yPF9EqMpG-szaQbgEieuSPjHwXEIQoMIwC-tFGj73Lhzaojm0z-1f1E9ZLVyRl8otnA_f-CS0b7_NIAKl2q_giMQK-f3HwUpNB2wW44dgBZwBCxAQGtQZzKEeKlaJ8KdCbiPEaBjYOtd_A02o4Qz-vE1yopRfj1jiJHUy5Z6goH8S22AaqxlnucBVjg72HNCi6f4Jgm5-eKtZQJWyIHubM5V9hVg&__tn__=EEHH-R