
Në Francë diskutohet për uniformat në shkolla, ç’mendon Brigitte Macron
Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron e mbështet propozimin e uniformave me detyrim në shkollat franceze, me argumentin se vetëm kështu mund të trajtohet pabarazia mes studentëve francezë.
Komentet e saj vijnë ndërsa Asambleja Kombëtare e Francës ka prezantuar dhe po diskuton mbi një projekt-ligj që nëse miratohet, do t’i kthente me detyrim uniformat në shkollat publike.
Ministri i Arsimit francez tha se nuk do ta mbështeste legjislacionin.
Brigitte Macron ka qenë mësuese në një shkollë në Francën veriore.
Deputeti që qëndron pas projektligjit është anëtar i partisë së ekstremit të djathtë të Francës, i cili dëshiron që të gjitha shkollat shtetërore të kenë uniforma në ngjyrat e tyre.
Propozimi i tij sugjeron se një uniformë mund të heqë barrierat sociale midis studentëve që mund të përjetësohen përmes veshjeve. Por ai thotë gjithashtu se një uniformë universale mund të parandalojë futjen e veshjeve fetare ose etnike në shkolla.
Deputetët e krahut të majtë kritikuan zonjën e parë për mbështetjen e “propozimit që e quajnë të prapambetur” të ekstremit të djathtë.
Por ministri i arsimit thotë se ai nuk beson se uniformat duhet të jenë të mandatuara me ligj. Në vend të kësaj, ai tha se shkollat mund të kërkojnë individualisht që uniformat të vishen nëse dëshirojnë, pa detyrim.
Shkollat shtetërore në Francë janë falas dhe të aksesueshme për të gjithë studentët, ndërsa shkollat private janë me tarifa dhe shpesh selektive dhe mund të kërkojnë që nxënësit e tyre të veshin uniforma.
*Tibo News