AlbanianEnglish

Në formë si aktori 59-vjeçar Tom Cruise, ja dieta

Viteve të fundit Tom Cruise i është kthyer filmave aventurierë dhe këtë rikthim e ka bërë me serialin “Misioni i rrezikshëm”.

Pas trailerit publikut i bëri përshtypje gjendja e mirë fizike e aktorit ndaj u kërkuan dhe mësuan ushqimet që ai përdor.

 

  • Ushqim i pjekur në skarë

Ylli i Hollivudit preferon peshkun dhe mishin, të cilët piqen në skarë në temperatura të ulëta, ndërsa në dietën e tij nuk ka ushqime të skuqura.

Proteinat e tij i shoqëron me fruta dhe perime me veti antioksiduese, brokoli, domate, spinaq, manaferra, panxhar, por edhe çokollatë e zezë dhe tërshërë.

 

  • Eleminimi i karbohidrateve

Tom Cruise i ka eliminuar pothuajse tërësisht karbohidratet nga dieta e tij , veçanërisht ato me indeks të lartë glicemik.

Këto, sipas hulumtimeve, përshpejtojnë plakjen e trupit, kështu që nuk do ta shihni kurrë duke ngrënë spageti të bardha dhe bukë të bardhë.

Megjithatë, Tom Cruise nuk i ka shmangur gjithmonë karbohidratet.

 

  • Ushqim i shëndetshëm

Aktori i njohur ha disa vakte të vogla gjatë ditës, në xhirimet e filmave të tij.

Në fakt, ai shpesh ofron ushqimet e tij të shëndetshme, por gjallëruese për kastin e filmave të tij.

Një nga të preferuarat e tij janë hurmat mbretërore, të cilave u shton pak gjalpë kikiriku dhe kokos ose arra të grira.

 

  • Shmangia e sheqerit

Tom mund ta dojë sheqerin, por ai e di se duhet ta shmangë atë për shkak të dietës së tij të rreptë.

You don't have permission to register