Në 2025-ën nis puna për ndërtimin e By Pass-it në Sarandë

Vitin tjetër do nisin punimet për ndërtimin e një By Pass-i në Sarandë dhe dronët ‘Bayraktar’ janë përdorur për të parë se si zhvillohet trafiku në qytetin bregdetar.

Këtë deklaroi Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo tha gjithashtu se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes që gjatë sezonit do të përdoren dronët “Bayraktar” për arsye civile dhe monitoruese.

Belinda Balluku: 

Ne kemi një marrëveshje të plotë me Ministrinë e Mbrojtjes që përgjatë sezonit do të përdoren dronët Bayraktar për arsye civile dhe monitoruese. Kemi bërë një ushtrim me dronët, një stimulim dhe ndjekje të trafikut në hyrje të qytetit të Sarandës. Vitin tjetër do të nisim nga puna për ndërtimin e një By Pass-i në Sarandë, kemi përdorur dronët për të parë se si ky trafik zhvillohej. Këto dronë do të jenë në dispozicion të institucioneve që operojnë në territor duke ju shtuar dronëve që ka në përdorim Ministria e Brendshme. Shpresoj që të mos kemi asnjë problematikë dhe bashkërendimi dhe sinergjia mes trupave është shumë e rëndësishme.