
Në 2022, Greqia parandaloi 260 mijë emigrantë nga Turqia
Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit u tregoi 27 ambasadorëve të shteteve të BE në Greqi si dhe të dërguarve të Zvicrës dhe Britanisë, gardhin ende në zgjerim në kufirin me Turqinë pranë lumit Evro, që aktualisht shtrihet në mbi 27 kilometra dhe ndihmon në mbulimin e 10 km të tjerë.
Gjithashtu i informoi se autoritetet greke kanë parandaluar vetëm gjatë vitit të kaluar rreth 260,000 emigrantë të huaj të hynin ilegalisht nga Turqia, ndërsa kanë arrestuar edhe 1,500 trafikantë të qënieve njerëzore.