Ndryshon ora këtë mesnatë, ç’duhet të dini?

Në natën mes të shtunës dhe të dielës ndryshon ora, pra rikthehet ora diellore. Akrepat e orës manualisht duhet të kthehen 1 orë prapa fiks në orën 3 të mëngjesit.

Dhe ka përgjigje për pyetjen që po shtroni me mendje: Po, do të flemë 1 orë më shumë, por duhet  të dini se do të kemi një orë më tepër errësirë.

Të gjitha pajisjet digjitale si smartphone dhe kompjuter/laptop do të përditësoshen në mënyrë automatike.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të muajit Mars, ditë e dielë më 31 Mars. Në këtë datë  do të kthehet sërish ora ligjore, e cila që për herë të parë u vendos për të kursyer energjinë elektrike.

Ndryshimet:

Të pakta janë pasojat, sipas ekspertëve. Më tepër, problemet janë thjesht një psikozë, sesa reale. Gjithçka është shumë më pak e ndërlikuar dhe negative nga ajo që mendohet. Specialistët janë të mendimit se pasojat negative mbi gjumin, janë vetëm probleme të vogla afatshkurtra.