Ndryshon mënyra e votimit në Eurovision 2023

Eurovizioni ka njoftuar ndryshime të mëdha, sa i përket procesit të votimit, në konkursin e  vitit të ardhshëm.

Juritë profesionale janë hequr nga gjysmëfinalet, që do të thotë se vetëm telespektatorët do të mund të zgjedhin se kush kualifikohet për në finalen e madhe.

Vendet që nuk konkurrojnë në garë do të lejohen gjithashtu të votojnë për herë të parë.

Ndryshimi vjen pasi u zbulua se gjashtë juri shkëmbyen vota në konkursin e këtij viti në Torino të Italisë.

Modele të parregullta votimi u zbuluan nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe San Marino, sipas EBU që organizon konkursin.

Këto vota të jurisë u zbritën dhe u zëvendësuan me një rezultat të përgjithshëm, të llogaritur nga rezultatet e vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi.

Në fund, konkursi u fitua nga Ukraina, ndjekur nga Britania në vendin e dytë.

Liverpool-i do të jetë vendi mikpritës i festivalit për vitin 2023.

37 vende do të marrin pjesë në konkursin e vitit të ardhshëm, nga të cilat Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë tërhequr për shkak të kostos së pjesëmarrjes.

Rusia u përjashtua nga Festivali i këtij viti, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Pritet që edhe këtë vit, vendimi të mbetet po i njëjtë.

*Tibo News