Ndryshimet në javën 25 të Superligës

Gara për titullin kampion në Superligë është rihapur tashmë pas fitores 2-0 të Partizanit në derbin ndaj Tiranës.

Dy ekipet e kryeqytetit kryesojnë renditjen me 40 pikë të grumbulluara. Ndërkaq, java e 25 e Superligës ka prodhuar befasitë e para.

Duelet do të luhen mes të premtes dhe të shtunës me dy përballje që mbyllin javën, Vllaznia-Partizani e Tirana-Laçi.

Sfida e “Loro Boriçit” do luhej në orën 16:00, por tashmë do nisë të shtunën në orën 17:00.

*Tibo News