Ndryshimet në arsimin e përgjithshëm nga sezoni i ri shkollor

Viti i ri shkollor do të ketë ndryshime në arsimin e përgjithshëm.

Mësuesit e shkollave 9-vjeçare nuk do të plotësojnë më me detyrim një fletore vlerësimi të vazhdueshëm për nxënësit i cili ishte objekt monitorimi nga ministria e arsimit krahas regjistrit për hedhjen e notave.

Gjithashtu, në mes të vitit të ardhshëm mësimor, nga data 3-9 prill, nxënësit do të kenë një javë më shumë pushime.

Ky ndryshim nuk prek gjimnazet, të cilët do të shkëputen nga mësimi vetëm përgjatë festave të fundvitit nga 26 dhjetori deri në 4 janar.

Pavarësisht urdhrit të ri për pushimet në mes të procesit mësimor, programi vazhdon të jetë i njëjtë duke sjellë si rrjedhojë lehtësimin e punës së mësuesit.

*Tibo News.