Ndryshime të reja në Netflix

Platformat kanë filluar të ndryshojnë dita-ditës, me qëllim që përdoruesit të jenë sa më të kënaqur. Kemi parë Instagram, Snapchat, Whatsapp, Youtube tek ndryshojnë, tani vjen rradha e Netflix.

Pavarësisht qëllimit që supozohet të kenë platformat kur ndryshojnë, këtë herë është ndryshe. Lëvizja që ka ndërmarrë Netflix nuk është aspak e mirë. Të shkarkosh filma dhe seriale është një plus i madh për përdoruesit e kësaj platforme, por mesa duket shërbimi streaming, nuk do të jetë më për të gjithë, por vetëm për ata që zgjedhin paketën më të shtrenjtë.

Netflix është në përgatitje të një pakete më të lirë, e cila përmban reklama dhe pritet të vijë në vitin e ardhshëm.

Sipas Bloomberg, do të ketë një kod të fshehur në aplikacion, ku tregon se Netflix nuk planifikon lejimin e opsionit të shkarkimit për përdoruesit me një paketë me të lirë.

Kjo u zbulua nga Steve Moser, i cili postoi kodin brenda aplikacionit të iPhone ku thonte:

“Shkarkime të disponueshme për të gjitha paketat përveç Netflix me reklama”.

Synimi i Netflix u zbulua nga zhvilluesi Steve Moser, i cili postoi atë kod brenda aplikacionit të iPhone përmban tekstin e mëposhtëm “Shkarkime të disponueshme për të gjitha paketat përveç Netflix me reklama”.