Ndizen dritat e pemës në sheshin “Skëndërbej”

Kryeqyteti shqiptar ka ndezur dritat e pemës, duke i dhënë në këtë formë mirëseardhjen muajit të festave të fundvitit.

I pranishëm në momentin e ndezjes së dritave të pemës ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në mes të fëmijëve ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë qytetarët në muajin e festave.

Veliaj ka thënë se sot ndizet pema më e madhe në Tiranë për të vazhduar festat gjatë këtij muaji me solidaritet, dashuri dhe mirësi për njëri-tjetrin.

Erion Veliaj: Kemi ardhur tek momenti më i rëndësishëm për të gjithë fëmijët, ndezim sot pemën më të madhe në Tiranë për të vazhduar festat gjatë gjithë këtij muaji me solidaritet, me dashuri dhe mirësi për njëri-tjetrin.