
Ndikimi rus në krizën globale të energjisë
Nisja e një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës ka sjellë pasoja për mbarë botën me rritje të kostove të jetesës dhe kërcënimin e mungesës së naftës dhe gazit.
Kompanitë kryesore të energjisë në botë u bashkuan për t’ia dalë kundër presionit Rus për ndërprerje të furnizimeve, megjithatë kjo solli një kosto të lartë prej miliarda dollarësh që në fund paguhen nga konsumatorët.
Çmimet e gazit natyror arritën majat ndërsa nafta iu afrua rekordit të të gjitha kohërave.
Kombet perëndimore po përballen në këtë dimër të ftohtë me detyrimin për të kursyer.
Qeveritë e shumë vendeve nxituan drejt burimeve alternative të energjisë ku mes tyre dhe asaj diellore dhe të erës.
E gjitha kjo situatë la në prapavijë objektivat e ndryshimeve klimatike.
Në Poloni banorët po djegin gjithçka në mënyrë që të sigurojnë ngrohjen e nevojshme.
Shumë shtete perëndimore po konsiderojnë vijimin e bashkëpunimit energjetik me Moskën teksa po rrisin taksat për qytetarët në mënyrë që të zhvillojnë burimet e energjisë së rinovueshme.
*TiboNews