
Ndihmë ushtarake për Shqipërinë dhe vendet që ndihmuan Ukrainën
Shqipëria dhe disa vende tjera të rajonit të Ballkanit do të jenë përfituese të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe vende të tjera aleate dhe partnere.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, njoftuan se nga 713 milionë dollarë ndihma ushtarake, 322 milionë janë caktuar për vetë Ukrainën, ndërsa 400 milionë dollarë financime të reja ushtarake të huaja janë caktuar për 15 vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.
Me këtë shumë do të ndihmohen aleatët e NATO-s të përmbushin rezervat e tyre të prekura nga dhurimet për Ukrainën.
*Tibo News.