
Ndiheni të lodhur? Ja çfarë nuk duhet të bëni
Në fund të ditës, pas gjithë aktiviteteve që na kanë shoqëruar, është normale lodhja që mund të ndjejmë.
Ajo që duhet të bëjmë, është gjetja e një mundësie për të pushuar.
Ndërkohë kemi gjëra të tjera që duhet të evitojmë.
- Ushtrimet me intensitet të lartë
Kur ndiheni të lodhur, nuk ka arsye për të shkuar në palestër apo për të ngritur pesha.
Kjo vjen për shkak se kur ndiheni të lodhur, jeni më të prirur ndaj lëndimeve, veçanërisht ato të shpinës.
- Kafeina disa orë para gjumit.
Kafeja mund të duket si shpëtimi dhe pija më e mirë kur ndiheni të lodhur.
Megjithatë duhet ditur se pirja e kafesë mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të fjetur gjatë natës. Kjo ndodh sepse kafeina stimulon nervat në tru dhe ju mban zgjuar.
- Teprimi në kalori
Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit e shtyn trurin të dëshirojë ushqime të yndyrshme dhe me kalori.
Kur ndiheni të lodhur trupi dëshiron të çlirojë hormonin dopaminë, i cili shkakton kënaqësi dhe eufori, të cilat shpesh çojnë në konsumimin e ushqimeve jo të shëndetshme.
Por sidoqoftë, ju duhet t’i rezistoni çokollatës tuaj të preferuar dhe të zgjidhni një vakt të ekuilibruar me proteina, perime dhe drithëra.
Pavarësisht këtyre, mos harroni që lodhja juaj nuk duhet të matet.
Herën tjetër mos u përpiqni të matni sa të lodhur jeni, thjesht pranoni lodhjen që ndjeni dhe pushoni.
*Tibo News