
Ndihem shumë i vogël përballë hartës me ngjyrat e fitores…
Partia Socialiste është fituese në pothuajse 50 bashki të vendit, nga 61 në total, që mesa duket parashikimi i tij ditën e votimit do të dalë i saktë. E në përmbyllje të rezultatit final, që pritet të deklarohet nga KQZ zyrtare, kryeministri Edi Rama doli në një komunikim me gazetarët.
Ai shprehu mirënjohje ndaj çdo votuesi dhe mundohet të mos e tregojë emocionin e një tjetër fitoreje të kandidatëve të tij.
Rama theksoi se duke nisur nga Shkodra dikur blu, e deri më në jug të Shqipërisë menjëherë do të rikthehet tek qytetarët që i besuan votën.
Pjesë nga deklarata e kryeministrit:
“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar. Vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekur nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë”.