Ndeshje dramatike, Spanja eleminon Gjermaninë

Kombëtarja spanjolle ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Gjermanisë pas kohës shtesë, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2024.

Në shtesa Spanja arriti të gjejë golin i cili i siguroi atyre kualifikimin në gjysmëfinale të Euro 2024.

Ishte Mikel Merino që në minutën e 120-të shënoi për rezultatin 2-1 duke i dhënë Spanjës kualifikimin.

Në gjysmëfinale Spanja do të përballet me Francën