Ndeshja miqësore Shqipëri-Kili, shiten mbi 14 mijë bileta

Në stadiumin “Ennio Tardini” do luhet sonte në 20:45 ndeshja miqësore Shqipëri-Kili.

Kjo do jetë hera e parë që Shqipëria luan me Kilin, para Copa America që do zhvillohet në të njëjtën periudhë me finalet e Europianit.

Kombëtarja vjen në këtë sfidë me 8 ndeshje pa humbje, ndërsa Kili nuk ka patur ecuri pozitive kohët e fundit.

Mësohet se deri më tani janë shitur 14 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri-Kili.

Miqësorja do të luhet në 20:45 në Parma.