Ndeshja me Spanjën në TIBO, Spalletti: Italia me elegancë, do luajë sikur të jetë veshur me Armani

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka thënë se ekipi i tij do luajë kundër Spanjës me shumë elegancë,  sikur të jetë veshur me kostume Armani, edhe pse është gati që të bëhet pis nëse është vërtet nevoja.

Ai tha:

“Ne veshim Giorgio Armani dhe Giorgo Armani njihet në të gjithë botën”. Ai u pyet nëse loja me Spanjën do testojë aftësinë e tij për t’i dhënë një stil të ri Italisë. Luciano Spalletti tha:

“Ne do të veshim të njëjtin kostum, do përpiqemi të jemi  të njëjtët. Sigurisht që ne duam të luajmë lojën në mënyrën tonë dhe të matemi kundër një prej ekipeve më të forta. Do jemi aty, të veshur mirë, por gati që  t’i bëjmë rrobat pis nëse do të nevojitet”.

Trajneri italian shtoi se lojtarët e tij duhet të ruajnë të njëjtin nivel intensiteti dhe përqendrimi për 90 minuta.

Kujtojmë se dy ekipet kanë shënar fitore në ndeshjet përkatëse të Euro 2024.

Spanja shënoi 3 gola kundrejt Kroacisë.

Italia pësoi golin brenda 23 sekondave të para nga Shqipëria, më i shpejti në historinë e Europianit, por e mori veten duke e përmbyllur rezultati në 2-1.

Fitorja e secilës prej tyre do t’i kualifikojë për raundin e të 16-ave.

Kujtojmë se ndeshja Itali-Spanjë do luhet në Gelsenkirchen në orën 21:00 dhe do të transmetohet në TIBO.