
Ndërtimi i urës së Bunës, Kuvendi i hap rrugë kësaj vepre
Kuvendi i Shqipërisë u rikthye sot në seancë pas një muaj pushim, për shkak të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit. Në seancën e sotme, e cila nuk zgjati shumë, pati zhvillime të rëndësishme dhe kjo lidhet me një prej bashkive, të cilën Partia Socialiste e fitoi për herë të parë në këto zgjedhje.
Bëhet fjalë për Shkodrën dhe për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, hap ky, i cili i shtron rrugën finale ndërtimit të urës së Bunës.
Pojekti i “Urës mbi Bunë” është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të bashkëfinancohet nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Me ndërtimin e saj, distanca mes Velipojës e Ulqinit nga 73km që është aktualisht do shkojë në 300 m.