Ndërtimi i urës mbi Bunë, si do ndahen shpenzimet

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë ka bërë me dije se është miratuar dhe ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e Urës së Bunës.

Ajo tha detaje për projektin e ndërtimit të urës.

Belinda Balluku tha se ndërtimi i urës shkon rreth 1.5 mld lekë dhe se shpenzimet do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.

*Tibo News