Ndërtimi i “Sagrada Familia” mund të shpërngulë 15 000 vendas

Kanë kaluar 139 vjet që nga fillimi i punës në bazilikën “La Sagrada Familia” në Barcelonë dhe ajo ende mbetet e papërfunduar.

Ndërtesa është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një nga atraksionet turistike më të njohura në qytet.

Megjithatë, planet për ta përfunduar atë deri në vitin 2026 duke përdorur plane arkitekturore të hartuara fillimisht nga krijuesi i tij, Antoni Gaudi, kanë rezultuar të diskutueshme pasi një pjesë e ndërtimit mund të përfshijë shpërnguljen e 15 000 banorëve që jetojnë në zonë.

Ndërtimi i fasadës “Glory” vjen në konflikt të drejtpërdrejtë me qindra pronarë shtëpish që jetojnë në anën tjetër të rrugës së ngushtë “Mallorca”.

Ndërtimi i shkallëve të planifikuara që do të shërbenin si hyrje kryesore në ndërtesë mund të çojë prishjen e disa ndërtesave dhe detyron qindra familje të shpërngulen diku tjetër.

Takime dhe bisedime të reja po zhvillohen për t’u dhënë siguri të gjitha palëve të përfshira dhe pritet që problemi të zgjidhet deri në maj të viti 2023.