
Ndërtimet rrisin të ardhurat
Ndërtimi mbetet burimi kryesor i të ardhurave për bashkitë në vend. Vetëm në 3 muaj të vitit 2022 ato kanë vjelë 73 milionë euro.
Taksat e ndërtimit rritën të ardhurat me 8.6 mld lekë në 3 muajt e parë të vitit 2022, duke u bërë burimi kryesor i financave për bashkitë e vendit.
Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja shënuan një nivel prej rreth 4.4 miliardë lekë.
Vetëm në Tiranë, kjo taksë zë 80% të volumit, ndërsa në 60 bashkitë e tjera, shuma e mbledhur është 7 mln euro.
INSTAT raporton se në periudhën në fjalë, numri i lejeve të ndërtimit për tremujorin e parë të 2022 është rritur me 60%.