Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare aktori Mirush Kabashi

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familjarë të tij. Ata shkruan në rrjetet sociale se Kabashi u shua pas mesnate, në orët e para të datës 5 Dhjetor. Mirush Kabashi lindi më 17 Prill 1948 në Shkodër, por u rrit në Durrës.

Origjina e tij ishte nga Gjakova. Kabashi ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Kabashi ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Mirush Kabashi është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Në fund të vitit 2014 ai u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.