Ndërron jetë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo.

Mësohet se Kalo vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i ka marrë jetën.

I specializuar në disa universitete evropiane për diabetologji dhe endokrinologji Kalo ka linduar në vitin 1942 në Tepelenë dhe studimet e larta i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1964.

*Tibo News