Ndërron jetë krijuesi i “Dragon Ball”

Krijuesi i “Dragon Ball”, një prej manga-ve më të shitura dhe me më shumë ndikim në Japoni dhe më tej në botë, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Akira Toriyama pësoi një hematomë akute subdurale, një lloj gjakderdhjeje pranë trurit, njoftoi studioja e tij.

Ai ndërroi jetë më 1 mars dhe funerali ishte shumë privat, me vetëm disa miq dhe familjarë.

“Ne shpresojmë që bota unike e krijimtarisë së Akira Toriyama të vijojë të adhurohet nga të gjithë”, u shpreh studioja.

“Dragon Ball” është një prej serive komike me më shumë ndikim në botë, e njohur gjerësisht për versionin e animuar. Njerëzit kanë bërë homazhet e tyre për njeriun që ua bëri më të bukur fëmijërinë, në rrjete të ndryshme sociale.

“Dragon Ball” u krijua në vitin 1984 dhe tregon historinë e një djali, të quajtur Son Goku, i cili mbledh sferat magjike të dragoit, me qëllim që të mbrojë Tokën nga Saiyan-ët, një aleancë alienësh.