AlbanianEnglish

Ndërpritet energjia në Pakistan, 231 mln banorë në errësirë

Një defekt i rëndë në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit në të gjithë Pakistanin. Ndërprerja e energjisë është konfirmuar nga Ministria e Energjisë, e cila siguroi se punimet për rikthimin e sistemit në punë dhe rrjedhimisht dhe të furnizimit po ecin me shpejtësi.

Ministri tha se energjia elektrike do të rikthehet plotësisht në 12 orë.

You don't have permission to register