Ndërhyrjet që ka bërë Margot Robbie për t’u dukur si Barbie në film

Duhet shumë punë për të qenë Barbi.

Në një postim të fundit në Instagram, influencuesja e procedurave kozmetike Dana Omari Harrell ripërsëriti pretendimin e saj nga gati një vit më parë se Margot Robbie, ylli në “Barbie” të Greta Gerwig, dyshohet se kaloi një transformim të madh për t’i ngjasuar kukullës ikonike.

Kur u pyet nga Siffat Haider në The Dream Bigger Podcast se cili është transformimi i saj i preferuar i të famshmëve, Harrell nxitoi të përmendte Robbie.

Megjithatë ajo theksoi duke thënë se aktorja “ende duket natyrale” nga “puna e jashtëzakonshme”

Ajo tregon ndërhyrjet që beson se Robbie ka bërë gjatë viteve për të arritur pamjen e saj aktuale si  Barbie.

“Ajo ka bërë ndërhyrje duke hequr pak yndyrë poshtë vetullës, filler për nën sy, një ngritje minimale të vetullave, filller me volum të faqeve, heqje dhjami bukale, mbushës buzësh, ndërhyrje në hundë duke zvoguar majën dhe duke zvogëluar gjerësinë e vrimave të hundës”.

“Bleph” është shkurtim i “blefaroplastikës”, një operacion kirurgjik për të korrigjuar qepallat e sipërme dhe/ose të poshtme. Një blefaroplastikë e sipërme, mund të përfshijë rregullimin e qepallave të varura, riparimin e muskujve që hapin sytë dhe heqjen e yndyrës së tepërt në zonën e syve.