AlbanianEnglish

Ndarja administrative e vendit, ende asnjë propozim konkret

Gjatë korrikut, komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale zhvilloi dëgjesat e para për efektin që ka dhënë ndarja administrative e vendit 8 vite më parë. Organizatat e shoqërisë civile dhe akademikët thanë se reforma nuk uli shpenzimet. Për shoqërinë civile, një pjesë e shërbimeve iu mohuan qytetarëve për shkak të largësisë së vendbanimit të tyre me njësinë administrative.

Ndërsa akademikët ngritën shqetësimin e humbjes së rolit të qarkut dhe mbështetën idenë e socialistëve për ndarjen e vendit në rajone. Në komision raportuan edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe disa prej kryetarëve të bashkive.

Deri më tani, komisioni ka zhvilluar vetëm seanca dëgjimore por ende nuk janë dhënë propozime konkrete për ndarjen e re territoriale të vendit.

You don't have permission to register