
Ndalohet Jamarbër Malltezi, i akuzuar edhe Sali Berisha
Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro të të gjitha pasurive të Jamarbër Malltezit.
Dosja me të cilën lidhet emri i Malltezit dhe për të cilën është kallëzuar në SPAK është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është ndaluar sot pranë aeroportit të Rinasit.
Dyshohet se ai ka kryer pastrim parash dhe korrupsion.
Malltezi ka mbajtur postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike
Por përveç ndalomit të Malltezit, GJKKO vendoi detyrim paraqitje edhe për ish kryeministrin Berisha (vjehrrin e tij). Berishës gjithashtu i është bllokuar pasaporta dhe nuk mund të lëvizë jashtë vendit.
Mbi Malltezin, rëndojnë akuza e korrupsionit bashkë me Berishën.
Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.