AlbanianEnglish

Ndalohet gjuetia, kafshët e shpendët mbrohen me ligj edhe për 5 vite

Tradita e gjuetisë po humb në vendin tonë, pasi qeveria do ta ndalojë atë edhe për 5 vitet e ardhshme. Me ligjin e ri, synohet që të mbrohet dhe të shtohet popullata e shpendëve dhe kafshëve të egra në habitatet tona. Gjahtarët nuk mund t’i përdorin armët e tyre të gjuetisë deri në vitin 2027.

Ligji po diskutohet në kuvend, pasi ka kaluar fazën e konsultimeve me shoqatat e gjuetarëve dhe grupet që kanë interes në këtë fushë.Moraturiumi i parë i vitit 2014, tregoi se vitet e para nuk dhanë rezultat të dukshëm në shtimin e faunës së egër, por zgjatja e viteve të ndalimit solli të dhëna domethënëse, kryesisht në shtimin e shpendëve të egër.

Ministria e Mjedisit thotë se në vitin 2016 në censusin e zhvilluar janë numëruar 60 mijë shpendë të egër në habitate, ndërsa në vitin 2021 ishin rreth 140.Moratoriumi rrezikon të shuajë traditën për sportin e parapëlqyer të gjuetarëve, edhe pse për zv/ministren Xhembulla ai është ushtruar në mënyrë ilegale. Gjobat në lekë për gjuetinë e paligjshme variojnë ndërmjet 80 mijë deri në 1 milionë lekë, por nuk përjashtohet edhe mundësia për konfiskimin e armës së gjahut.

You don't have permission to register