Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit Zef Deda

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.
Mësohet se aktori vuante prej pak kohësh nga nje semundje e rende.
Zef Deda ka nderruar jete ne Shkoder, ndersa pritet që ceremonia e percjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunen, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni.
Pak nga jeta e tij: 
Zef Deda konsiderohet një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.
Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.
Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe ishte mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses. Zef Deda i martuar me Rozina Dedën solli në jetë dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.
Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.