Ndahet nga jeta Carl Weathers, aktori i njohur në filmat “Rocky”

Aktori i famshëm për rolin e Apollo Creed në filmat “Rocky”, Carl Weathers ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për të njoftuar vdekjen e Carl Weathers. Ai vdiq i qetë në gjumë të enjten, më 1 shkurt 2024”, ka njoftuar familja e tij.

Ish-futbollisti profesionist fitoi famë të madhe kur luajti në rolin e kampionin të botës në peshën e rëndë, Apollo Creed, në filmin “Rocky” të vitit 1976.

Weathers më pas pati rol edhe në “Rocky II” (1979), “Rocky” III (1982) dhe “Rocky IV” (1984).