
NATO Run Tirana, maratona me kauzën e veçantë të fuqizimit të gruas
Organizata Rinia e Atlankut te Veriut nën mbështetjen e Divisionit të Diplomacisë Publike të NATO si dhe ne kuadër të aktiviteteve të Tirana European Youth Capital 2022, organizuan maratonën “NATO Run Tirana”.
Një maratonë vrapimi sensibilizues në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Kongresit Rinor Kombëtar.
Maratona u zhvillua në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës duke festuar kështu edhe 13 vjetorin e pranimit të Shqipërisë në NATO dhe 73 vjetorin e Aleancës.
Ky ishte edicioni i dytë në kuadër të aktiviteteve dhe programeve sportive për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi rolin që ka NATO në vendet e aleancës dhe jo vetëm. Kauza e këtij edicioni ishte e një rëndësie të veçantë “Unë vrapoj për një hero” dhe “Heroi im është një grua”.
Nato Run nuk është një maratonë që zhvillohet vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera, si në Budapest, ku zhvillohet dhe eventi më i rëndësishme nga vendet e aleancës, çdo vit.
Kauzës së këtij viti “I run for a hero, my hero is a woman” iu bashkuan mbi 400 qytetarë dhe 600 pjestarë të Forcave të Armatosura.
Fituesit e kësaj maratone u shpallën, Bledar Mesi pjestar i Forcave të Armatosura të NATO-s me gradën Major, i cili fitoi çmimin e parë në këtë garë dhe Konstandin Çipi ish-pjestar i Forcave të armatosura i cili mori vendin e dytë.
Të dy fituesit do të shkojnë të garojnë në maratonën e Budapestit në muajn tetor. Maratona u shoqërua edhe me performanca në Amfiteatrin e Liqenit me këngë, kërcim dhe instrumentisë.