NATO, Finlanda dhe Suedia “peng” i Turqisë dhe Hungarisë

Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NATO, pasi 28 prej 30 vendeve anëtare tani kanë ratifikuar protokollet për anëtarësim.

Diçka e tillë ka munguar nga ana e Hungarisë dhe Turqisë. Mirëpo me Qeverinë e re tani në Suedi dhe pas zgjedhjeve në Finlandë dhe Turqi, në fillim të vitit të ardhshëm, diplomatët janë pothuajse të bindur se dy vendet nordike do të jenë anëtare e reja të NATO-s, nga fundi i vitit 2022 apo në fillim të vitit 2023.