
NATO do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën
Aleatët e Ukrainës në NATO njoftuan se do të dërgojnë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore dhe ndihmë tjetër ushtarake, në mënyrë që Kievi të mbrohet nga sulmet ajrore ruse që po godasin të gjithë vendin. Zotimet nga aleatët përfshijnë edhe njoftimin e Francës se do të dërgojë radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë gjatë javëve në vijim.
Kanadaja po ashtu tha se do të ofrojë artileri dhe veshje dimërore dhe furnizime të tjera për ushtarët ukrainas.