
Natalie Portman e tradhton bashkëshorti me një 24 vjeçare
Natalie Portman thuhet se po “lufton për të shpëtuar martesën e saj” pasi burri Benjamin Millepied dyshohet se e e ka tradhtuar. Flitet se ai u lidh ndërkohë me një aktivist të klimës dy dekada më të vogël nga ai.
Aktorja e Star Wars, 41 vjeçe është e martuar me balerinin francez, 45 vjeç, që nga viti 2021.
Që nga takimi i parë në xhirimet e filmit Black Swan në 2009, ata u dashuruan, dhe çifti kanë dy fëmijë së bashku djalin Aleph, 12 vjeç dhe vajzën Amalia, 6 vjeç.
Megjithatë, tani thuhet se çifti është tronditur nga tradhtia pasi Benjamin krijoi një lidhje me aktivisten franceze 25-vjeçare Camille Etienne.
Çifti u nda vitin e kaluar, jo në rrugë formale, por u pajtuan.
Fotografitë e shkrepura në Francë tregojnë se ish-balerini kryesor i Baletit të Nju Jorkut ka kaluar kohë me aktivisten e re të klimës pasi dyshja u panë duke hyrë dhe dalë nga ndërtesa e zyrës së tij javën e kaluar.
Megjithatë, ai dhe Natalie duket se po përballen me ngërçin..
“Ata nuk janë ndarë dhe po përpiqen t’i zgjidhin gjërat,” ka treguar një mik i çiftit për Page Six.
“Ben po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë. Ai e do atë dhe familjen e tyre. Ajo është një çështje tepër private.”
Nuk dihet se si do të shkojë kësaj here.