
NASA nuk e lëshoi raketën për në hënë. Çfarë ndodhi?
Një problem me motorin kryesor anuloi lëshimin e raketës së parë nga NASA, pjesë e projektit me emër Artemis, me synimin për të dërguar sërish astronautë në hënë në një të ardhme të afërt.
Agjencia hapësinore amerikane prej dy orësh po përgatitej, por lëshimi i raketës u anulua pasi inxhinierët nuk arritën të rregullojnë problemin e motorit të raketës i cili siç thuhet në media, ka pasur rrjedhje.
Raketa më e fuqishme e NASA-s, njohur si Sistemi i Nisjes Hapësinore (SLS) kishte në plan të dërgonte kapsulën pa pilot ‘Orion’ rreth pjesës së pasme të Hënës.
NASA shpreson se deri në vitin 2025 do jetë në gjendje të dërgojë astronautë në sipërfaqen hënore për herë të parë në më shumë se 50 vjet.
Ajo dëshiron të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë, por për këtë mision të tanishëm, ngarkesa është jo njerëzore dhe përfshin një lodër.
Nga NASA është njoftuar se do të ketë një tjetër tentativë për lëshimin e raketës, më 5 shtator. SLS do të bëhet raketa më e fuqishme e ngritur ndonjëherë nga Qendra Hapësinore ‘Kennedy’, me fuqi pothuajse 60 avionë supersonikë Concorde në ngritje.
The launch of #Artemis I is no longer happening today as teams work through an issue with an engine bleed. Teams will continue to gather data, and we will keep you posted on the timing of the next launch attempt. https://t.co/tQ0lp6Ruhv pic.twitter.com/u6Uiim2mom
— NASA (@NASA) August 29, 2022
*Tibo News