
NASA do lëshojë raketa nga veriu i Australisë
NASA do të lëshojë një raketë nga Australia Veriore për kërkime shkencore. Kjo është hera e parë që NASA lëshon raketa nga një objekt tregtar jashtë SHBA-ve.
Raketa do të lëshohet nga qendra Hapësinore Arnhem e cila është në pronësi nga një kompani e quajtur Equatorial Launch Australia.
Rreth 75 persona nga personeli i NASA-s do të jenë në Australi për ngjarjen e rëndësishme.
Kryeministri australian Anthony Albanese tha se shpresonte që projekti të frymëzojë të rinjtë.
Misionet e NASA-s do të hetojnë heliofizikën, astrofizikën dhe fenomenet e shkencës planetare që mund të shihen vetëm nga hemisfera jugore.
Nisjet do të jenë të parat nga Agjencia Hapësinore e SHBA-ve nga Australia që nga viti 1995.
*Tibo News.