NASA dërgoi një mesazh në Tokë nga 10 milionë milje larg

NASA arriti përmes eksperimentit Deep Space Optical Communications të dërgojë një mesazh në Tokë brenda 50 sekondave nga një distancë prej 16 milionë kilometrash. Anija kozmike Psyche, 10 milionë milje larg, dërgoi atë mesazh të veçantë në 50 sekonda nëpërmjet një rreze lazer dhe ajo u kap nga teleskopi Hale në kontenë San Diego.

Në fakt, kjo arritje, e arritur duke përdorur sistemin eksperimental DSOC të NASA-s në bordin e anijes kozmike Psyche, një ditë mund t’i lejojë njerëzit të transmetojnë video thirrje në Mars. Ky sistem i veçantë funksionon përmes observatorit në Kaliforni, ku Psyche mund të orientojë marrësin e tij dhe të drejtojë lazerin e anijes në një observator të veçantë, i cili mund të dekodojë sinjalet.